“Në kaq vite s’kam parë lojtar me teknikën e Asllanit”, ish-trajneri i thur elozhe yllit shqiptar: Modest, sa e shihni ju pëlqen si luan

Aurelio Andreacoli është një nga figurat e njohura që kuptojnë shumë mirë nga futbolli. Një trajner që kaloi nga fushat provinciale, në stadiumet më prestigjioze në Serinë A. Ai ka pasur nën drejtim tri shqiptarët, Nedim Bajramin, Ardian Ismajlin dhe Kristjan Asllanin tek Empoli. Për këtë të fundit ai ka folur në një intervistë për “Numero Diez”.

Empoli FC v UC Sampdoria - Serie A

I pyetur që nën drejtimin e Empolit ka kaluar shumë lojtarë të rinj, përgjigjja e misterit ishte: “Fillimisht në Serinë B dhe më pas në A, morëm shumë kënaqësi me lojtarët që nuk e kishin parë kurrë Serinë A më parë. Shumë prej tyre kanë pasur dhe kanë një rritje mbresëlënëse: Traore, Benaser, Kruniç, Di Lorenzo, i cili është bërë kampion europian dhe kapiten i Napolit.

ASLLANI?- Ndërkohë, i pyetur për Asllanin, ai thotë: “Një djalë që ju pëlqen sapo e shihni. Modest, i heshtur, i përkushtuar vetëm dhe ekskluzivisht për futbollin, një profesionist i madh.

asllani-3_2022-07-14-211838_ipzd

I thua një gjë sot dhe nesër ai tashmë e ka mësuar dhe e bën. Ai ka pamjet e një lojtari të madh, është i talentuar sepse ka dy këmbë të rëndësishme: falë natyrës, por më pas është dëshira për t’u përkushtuar dhe për t’u përmirësuar që varet nga ai. Në shumë vite karrierë nuk kam parë kurrë një lojtar të nivelit të lartë teknik, por jo të predispozuar mendërisht, të arrijë nivele të larta”, përfundoi Andreacoli.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


“Në kaq vite s’kam parë lojtar me teknikën e Asllanit”, ish-trajneri i thur elozhe yllit shqiptar: Modest, sa e shihni ju pëlqen si luan

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook