VIDEO/ Ikardi debuton si protagonist te Gallatasarai, sulmuesi argjentinas detyron kundërshtarin të shkaktojë autogol

Mauro Ikardi debutoi mbrëmjen e sotme me fanellën e turqve të Gallatasarait, teksa nuk humbi kohë për të lënë menjëherë gjurmë me ekipin e ri.

Ikardi

Sulmuesi argjentinas u aktivizua në minutën e 62-të, duke zënë vendin e Gomis, teksa në minutën e 82-të, ishte protagonist. Pas një harkimi nga e majta, Ikardi gjatë një dyluftimi brenda zonës me mbrojtësin Kalvo, detyron këtë të fundit të shkaktojë autogol, duke marrë meritat absolute në këtë triumf.

Vlen të theksohet fakti se miqtë e Koniasporit gjetën golin e barazimit me mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Endri Çekiçi, në minutën e 15-të, ndërkohë që pogradecari la fushën e lojës i dëmtuar në minutën e 30-të.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


VIDEO/ Ikardi debuton si protagonist te Gallatasarai, sulmuesi argjentinas detyron kundërshtarin të shkaktojë autogol

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook