Mançini publikon listën e Italisë për ndeshjet me Anglinë dhe Hungarinë, nuk mungojnë surprizat

Trajneri i përfaqësueses italiane, Roberto Mançini, ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Anglisë dhe Hungarisë.

MANCINI

Mançini, i cili po përdor këtë aktivitet për të rinovuar ekipin, ka grumbulluar 29 lojtarë, me disa emra të rinj që janë për herë të parë pjesë e të kaltërve. Kështu, në listë si debutues janë portierët Provedel dhe Vikario, me këtë të fundit që kishte qenë nën vëzhgim në një zbor dyditor në maj. Ndërkohë, në listë është edhe mbrojtësi i Salernitanës, Paskuale Mazoki.

LISTA E ITALISË
Portierë:
Xhanluixhi Donaruma (PSG), Aleks Meret (Napoli), Ivan Provedel (Lacio), Gulielmo Vikario (Empoli);

Mbrojtës: Françesko Açerbi (Inter), Alesandro Bastoni (Inter), Leonardo Bonuçi (Juventus), Xhiovani Di Lorenco (Napoli), Federiko Dimarko (Inter), Emerson Palmieri (Uest Hem), Federiko Gati (Juventus), Luiz Felipe (Betis), Paskuale Mazoki (Salernitana), Rafael Toloi (Atalanta);

Mesfushorë: Nicolo Barela (Inter), Brajan Kristante (Roma), Zhorzhinjo (Çelsi), Lorenco Pelegrini (Roma), Tomaso Pobega (Milan), Sandro Tonali (Milan), Marko Verrati (PSG);

Sulmues: Mateo Kançelieri (Lacio), Vilfrid Njonto (Lids), Vinçenco Grifo (Frajburg), Çiro Imobile (Lacio), Mateo Politano (Napoli), Xhiakomo Raspadori (Napoli), Xhianluka Skamaka (Uest Hem), Alesio Zerbin (Napoli).

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Mançini publikon listën e Italisë për ndeshjet me Anglinë dhe Hungarinë, nuk mungojnë surprizat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook