Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në lidhje me skandalin “McGonigal” ka deklaruar se kryeministri Rama e ktheu ish-zyrtarin e lartë të FBI si një aset të vetin.
Ai ka shtuar se kreu i qeverisë ka përdorur lidhjen me të për të çlistuar miqtë e tij të ngushtë.
Berisha shtoi se është ndodhur në kushtet e Ramës dhe se në të njëjtin pozicion kur i është dashur të takojë zyrtarë të lartë të CIA-s nuk e ka bërë pa qenë i pranishëm ambasadori amerikan.
“Rama është person nën hetim e kam nga juristët më të shquar edhe të atij vendi,. Nuk është në ndjekje penale, si dëshmitar apo nën hetim.
I kanë marrë çdo dokument e komunikim deri sot.
I pandehur është tjetër. Nuk them që do merret se ka imunitet diplomatik.
Do ta takoja jo me Agron Nezajn por me ambasadorin e tij. Nuk kam takuar shefin e kundërzbulimit por persona shumë të lartë të CIA, dhe i kam pritur me ambasadorin e SHBA dhe shefin e stacionit të CIA-s dhe këshilltarët e mi të sigurisë.
McGonigal ka ardhur dhjetëra herë në Shqipëri, ishte gjobëvënës. Jua pret mendja që Rama se ka lidhur McGonigal me Gjushin? Rama jo vetëm e përdori për shkatërrimin e opozitës por edhe për të çlistuar miqtë e tij më të afërt, Vangjush Dakon dhe Tom Doshin, e shndërroi në aset të vetin”, ka deklaruar ai.
Arena e Lajmit