Katër nga 11 golat sezonalë të Juventusit janë shënuar në 10 minutat e para të ndeshjeve. Arkadiuzh Milik shënoi të mërkurën pas 225 sekondash duke u bërë goli më i shpejtë i sezonit bardhezi në Champions.
Pikërisht polaku është edhe lojtari më i përfshirë në aksione me dy gola dhe po aq asiste si kontribut. Dje ka folur në një intervistë për televizionin e klubit duke mos fshehur edhe mërzinë për humbjen me Benfikën.
Çfarë mund të thoni për humbjen e dytë radhazi në Champions?
Që e merituam dhe se jemi të zhgënjyer. Mëkat sepse e nisëm mirë, sidomos në 20- 30 minutat e para. Shënuam dhe patëm raste. M’u krijua ndjesia se e kishim nën kontroll ndeshjen, por më pas e humbëm busullën.
Problem mendor apo fizik?
Fizik nuk është, sepse pas gjysmë ore lojë nuk mund të kesh rënie fizike. E kam të vështirë të gjej arsye konkrete dhe jam shumë i mërzitur për rezultatin. Duhet të punojmë edhe më shumë sepse kjo është e vetmja rrugëdalje nga kjo situatë.
Mos ndoshta vuani nga mungesa e vetëbesimit?
Jo, nuk besoj. Pas 70 minutash lojë edhe mund të pranohet rënia e përqendrimit apo lodhja, por kjo më herët. Momenti për klubin gjithashtu nuk është i mirë, e aq më pak për ekipin dhe ne lojtarët. Duhet të pranojmë vështirësitë dhe të japim më shumë në fushë duke filluar që nga ndeshja e radhës. Secili duhet të marrë përgjegjësitë, sepse kjo që po na ndodh është për fajin tonë.
Tashmë jeni edhe titullar. Ndieni më shumë përgjegjësi?
Në futboll gjërat ndryshojnë, por pa dyshim që jam i lumtur për paraqitjet e mia. Nga ana tjetër, skuadra vjen e para dhe më vjen shumë keq që humbëm një ndeshje aq të rëndësishme.
Sa rrezikon Juvja për kualifikimin?
Unë mbetem optimist, por të gjithë duhet të mos e humbim fokusin nga puna jonë. Mendja duhet të jetë te stërvitja dhe paraqitjet, pasi kjo situatë është e papranueshme. Kemi nevojë për pikë, qoftë në Champions, ashtu edhe në Serinë A. Ringritja duhet të nisë që ndaj Monzës.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”