“Sot, Bylisi duhet të shfrytëzojë faktorin fushë”, Bellai: Fitorja në Laç merr vlerë nëse mposhtim Egnatian!

Bylisi ka shansin për të kapur provizorisht kreun e renditjes nëse fiton sot në orën 15:00 kundër Egnatias në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit. Megjithatë, për trajnerin e Bylisit, pozicioni në renditje në këtë moment nuk ka rëndësi, pasi sipas tij llogaritë do të bëhen vetëm në fund. Në intervistën për “Panorama Sport”, gjirokastriti foli për momentin e mirë që po kalon skuadra dhe besimin që ka për fitoren e radhës, duke vlerësuar në maksimum skuadrën rrogozhinase.

ARIAN BELLAI

Arian, vini pas tri pikëve shumë të rëndësishme në Laç. Si është gjendja në skuadër para ndeshjes me Egnatian?

Për ndeshjen e Laçit i kam përgëzuar lojtarët, pasi kanë bërë më të mirën e tyre. Ishte një lojë e interpretuar mirë, ku u zbatuan detyrat taktike dhe fituam në një transfertë të vështirë. Tashmë e kemi harruar Laçin dhe mendojmë vetëm për Egnatian. Mendoj se kemi një sfidë delikate në fushën tonë. Për shumë arsye këtë ndeshje duhet ta kalojmë me sukses.

Ekipi është në gjendje të mirë dhe djemtë kanë punuar gjatë javës me seriozitetin e duhur. Besoni te një tjetër fitore?

Unë mendoj se ajo fitore që bëmë në Laç do të ketë më shumë vlerë nëse sot mposhtim edhe Egnatian, sepse luajmë në Ballsh dhe kemi ambiciet tona për të arritur objektivat. Duhet që në shtëpinë tonë t’i rikthehemi fitores. Mentaliteti im si trajner është që të fitojmë me këdo që luajmë dhe në çdo fushë. Ama, duhet që edhe të vlerësosh kundërshtarin dhe njëkohësisht ta studiosh dhe godasësh në momentin e duhur, pikërisht në pikat e tij të dobëta.

Skuadra rrogozhinase vjen në Ballsh pas dy fitore radhazi…

Po, kam informacionin e duhur për Egnatian dhe çdo ekip. Kanë bërë mirë si brenda dhe jashtë fushë dhe sigurisht që duhen pasur në konsideratë. Kanë elementë cilësorë dhe mbi të gjitha kanë investuar, por ne jemi Bylisi. Unë e mbaj mend shumë mirë që çdo ekip bënte festë kur fitonte në Ballsh, pasi ishte dhe është fushë e vështirë. Këtë duhet që të bëjmë edhe neve, pra faktorin fushë duhet që ta kthejmë në favorin tonë.

Nëse mundni Egnatian provizorisht shkoni në vend të parë…

Nuk e shoh fare këtë pjesë, absolutisht. Ne jemi të fokusuar vetëm te ndeshja e radhës, jo të renditja. Vetëm kështu ne bëhemi “top”, duke punuar dhe u përmirësuar. Në fund bëhen llogaritë e vendeve. Rëndësi ka të fitojmë ndaj Egnatias për veten tonë, por edhe për tifozët. Për momentin këto janë llogaritë tona, më pas të shohim…

ERJON SALIU – Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


“Sot, Bylisi duhet të shfrytëzojë faktorin fushë”, Bellai: Fitorja në Laç merr vlerë nëse mposhtim Egnatian!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook