Kërcënoi me jetë biznesmenin dhe familjarët e tij, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për Louis Konomin

Louis

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan po zhvillohet seanca e vlerësimit të masës së arrestit për Louis Konomin.

Prokurori i çështjes Kreshnik Ajazi e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e tij dhe i ka kërkuar Gjykatës caktimin e masës “Arrest me burg” .

Louis Konomi është një nga dy personat që kërcënoi me jetë biznesmenin Eraldo Myftaraj familjarët e tij për t’u tërhequr nga tenderi i druve që fitoi nga Bashkia e Tiranës.

Louis Konomi u arrestua së bashku me Ramazan Rrajën te ura e Gjoles në Fushë Krujë.

Të dy këta persona të shpallur në kërkim ishin nën shoqërinë e njëri-tjetrit kur u arrestuan nga policia. Louis Konomi  pak kohë më parë së bashku me Edmir Bocin kërcënuan biznesmenin Eraldo Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi të cilin e kishte fituar.

Konomi dhe Boci ishin pajtuar nga biznesmeni Shaqir Alcani dhe djali i tij Algert Alcani për të kërcënuar konkurrentin pasi kushte fituar janë tender publik. Biznesmeni Eraldo Myftaraj  i denoncoi në polici e cila gjatë një operacioni i vuri në pranga autorët e dyshuar .

Arena e Lajmit

Kërcënoi me jetë biznesmenin dhe familjarët e tij, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për Louis Konomin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook