Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se fjalët e sotme të deputeteve të PS në Kuvend në lidhje me denoncimin e tij për video erotike në lidhje me McGonigal, ishte përpjekje e Ramës për të hequr vëmendjen nga problemet madhore të sigurisë.
I ftuar në “Top Story”, ai ka shtuar se arsyeja se përse i ka bërë këto denoncime është interesi kombëtar dhe korrupsioni erotik.
“Në Parlament të propozojë përjashtimin e deputetit pse ka folur në konferencë shtypi, kjo ska ndodhur kurrë në histori përveçse në këtë mazhorancë që e konsideron Parlamentin si bashkime profesionale.
Histori unike.
Rama i paaftë për të përballuar tmerrin e lidhje me McGonigal, nxori sot zonjat. Ju them me sinqeritet se fillimisht thash ç’po flasin, kur pastaj mora vesh se e kishin për deklaratat e së premtes. Është përpjekje e Ramës për të paraqitur si një turist seksi McGonigal dhe për të injoruar problemet madhore të sigurisë.
Deklarata duket qesharake, ishte e porositur me 2 qëllime, por të dytin nuk e them, nuk duhet thënë.
Mund tu them që këta kanë rikthyer eksponentët më kryesorë të sigurimit të shtetit në shërbim, Dhe ata këtë punë bëjnë.
Vendi ka interesa kombëtare e shoqërore. Nëse këto momente janë shprehje të korrupsionit erotik, atëherë unë i denoncoj”, ka dekalruar ai.
Arena e Lajmit