Avokat i ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla, Sokola Hazizaj në emisionin “Open” në News24 foli për përfitimin e azilit politik të Llallës në Itali, ndërsa nuk i ka kursyer edhe ironitë për sistemin e drejtësisë në vend.
Gjatë diskutimit me gazetaren Klodiana Lala, Hazizaj u shpreh se në Shqipëri liri konsiderohet burgu.
Nga ana e saj gazetarja Lala tha se nuk është normale që njeriu i cili ka dëgjuar se çfarë kanë bërë politikanët, të marrë azil politik në Itali.
Pjesë nga debati:
Lala: Ne kemi mbajtur njerëz që kanë vdekur burgjeve dhe nuk është konsideruar diskriminim. Në këtë vend nuk e konsideroj diskriminim kur në të njëjtin standard ka edhe të tjerë.
Hajdarmataj: Kur thotë kryeministri në sallë të Parlamentit që prokurori është kriminel
Avokati Sokol Hazizaj: E pranueshme për 14 shkurtin, jemi në një vend kur liria konsiderohet burgu dhe trëndafilat si barishte. Liria që duhet ta japë drejtësia mëshon të burgu dhe sot në datën 14 njerëzit i trajton lulet si barishte.
Klodiana Lala: Ju duket normale që njeriu i sekreteve që ka dëgjuar gjithë kohës ç’kanë bërë politikanët të marrë status azili? Mua nuk më duket normale.
Arena e Lajmit