I mohoi fitoren Egnatias, Aldo Teqja: Mendoj se barazimi ishte rezultati më i drejtë

Pas barazimit 0-0 të Bylisit me Egnatian në shtëpi, në ndeshjen e javës së pestë të Superiores, portieri i ballshiotëve, Aldo Teqja, dha opinionin e tij për këtë takim në një prononcim për “Oversport”.

aldo teqja

“Të them të drejtën Egnatia është një ekip shumë i mirë, e kemi ndjekur në analizat që kemi bërë me profesorin. Ka ekip shumë të fortë, besoj se Egnatia krijoi shumë raste sot, edhe ne kishim mundësitë tona. Pavarësisht kësaj, besoj se barazimi ishte rezultati i drejtë.

Të them të drejtën kam ardhur te Bylisi në huazim njëvjeçar. Djemtë janë shumë të mirë këtu. Mundohemi të rrimë sa më afër bashkë. Unë shpresoj që të bëj sa më mirë, t’i ndihmoj dhe vitin tjetër të shohim çfarë mund të bëjmë diçka.

Titullar? Atë e di profesori, unë mjaftoj të bëj stërvitjet, të stërvitem mirë. Dihet që futbolli është konkurrencë. Nëse do të vazhdoj me paraqitjet e mira, besoj se do të luaj, nëse do të bëj gabime është normale që të luajë tjetri. Por futbolli është konkurrencë, vendi fitohet me punë.

Do bëj maksimumin dhe do mundohem sa më gjatë të mbaj portën të paprekur, aq më mirë për mua dhe ekipin po vazhduam. Edhe mbrojtja këtu është shumë e mirë. Pastaj objektivat vendosen gjatë rrugës”, u shpreh Teqja.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


I mohoi fitoren Egnatias, Aldo Teqja: Mendoj se barazimi ishte rezultati më i drejtë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook