A përbën shkelje të kodit zgjedhor aplikacioni “Aktiv1sti”? Celibashi: Nëse do jetë objekt i shqyrtimit kjo çështje në KQZ…

Rama Aktiv1sti

TIRANË

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi është pyetur sot gjatë bashkëbisedimit me gazetarët edhe për aplikacionin e krijuar nga Partia Socialiste “Aktiv1sti” nëse përbën shkelje të kodit zgjedhor dhe nëse do të ketë masa.

Celibashi deklaroi se nuk ka asnjë denoncim apo ankim në KQZ dhe nëse do jetë objekt i shqyrtimit do të vlerësohet nëse përbën shkelje të ligjit apo jo.

“Në KQZ nuk është paraqitur asnjë denoncim, asnjë ankim në lidhje me këtë çështje. Natyrshëm nuk mund të them në këtë moment sa kohë nuk kam disponuar me vendimmarrje në lidhje me këtë çështje.
Nëse do jetë objekt i shqyrtimit kjo çështje në KQZ do ta vlerësojmë nëse ka shkelje të ligjit apo jo. Si për këtë rast, apo dhe për rastet e tjera, për sjelljet e partive politike dhe për sjelljen e institucioneve”, tha Celibashi.

A përbën shkelje të kodit zgjedhor aplikacioni “Aktiv1sti”? Celibashi: Nëse do jetë objekt i shqyrtimit kjo çështje në KQZ…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook