EKSKLUZIVE/ U arrestua dy ditë më parë, si Ramazan Rraja i shpëtoi policisë në Vorë, detajet

Ramazan Rraja

Ramazan Rraja, i arrestuar dy ditë më parë për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, mësohet se i ka shpëtuar një operacioni policor në Vorë, para 10 ditësh.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se një efektiv ka tentuar të ndalonte makinën me të cilën Rraja po udhëtonte, por automjeti është larguar me shpejtësi.

Në këtë moment efektivi i policisë ka qëlluar në drejtim të makinës, e cila edhe në këtë moment nuk ka ndaluar.

Ngjarja e Vorës nuk është raportuar nga policia, por AMP ka nisur hetimet dhe ka marrë dëshminë e oficerit të policisë.

Arena e Lajmit

EKSKLUZIVE/ U arrestua dy ditë më parë, si Ramazan Rraja i shpëtoi policisë në Vorë, detajet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook