Bajerni vazhdon të zhgënjejë në Bundesliga dhe pas tre barazimeve radhazi, skuadra e Nagelsman humbet në transfertë përballë Augsburgut.
Protagonist kryesor në këtë sfidë ishte sulmuesi me origjinë shqiptare që përfaqëson Gjermaninë, Mërgim Berisha, i cili në minutën e 59’ ndëshkoi Nojerin, gol i cili shërbeu për t’i dhënë tre pikët Augsburgut.
Dortmuni arriti një fitore të vështirë përballë Shalke 04 në derbi me anë të një goli të Mukoko në minutën e 79’.
Kështu verdhezinjtë e drejtuar nga Terziç kryesojnë momentalisht Bundesligën, ndërsa Bajerni qëndorn në vendin e katërt me 12 pikë.
REZULTATET:
AUGSBURG 1-0 BAJERN MYNIH
M. Berisha 59’
DORTMUND 1-0 SHALKE 04
Mukoko 79’
LEVERKUSEN 1-1 VERDER BREMEN
Demirbai 57’ / Veljkoviç 82’
SHTUTGART 1-3 FRANKFURT
Tomas 79’ / Rod 6’, Kamada 55’, Jakiç 88’
RENDITJA:
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”