Ditën kur do të jepet në Apel vendimi për vulën e PD, Berisha paralajmëron protestë të madhe në Tiranë: Do jetë epike

F38073f5 A038 42ec 9792 C0398d0a5a1c

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë të madhe në Tiranë në 3 mars, ditën kur Gjykata e Apelit do të japë vendim për vulën e PD-së.

“U bëj thirrje shqiptarëve të programojnë të gjithë axhendën me datën 3 mars, do të jenë në Tiranë në një protestë epike për nga përmasat. Theksoj se protesta ka vetëm një objektiv: Edi Ramën, Edi Ramën, Edi Ramën. Nuk ka të bëjë as me gjykatën, as me institucionet e tjera. Ne nuk bëjmë veprime në paragjykim. PD e ka vendimin e gjykatës. Gjykimi është për të pranuar palë Alibashën. Nuk ka gjykatë, pse e bëri Blerina Muçi nën ndikimin e Edi Ramës dhe Yuri Kim, të tjerë nuk mund ta bëjnë një akt të tillë sepse përmbyset sistemi i drejtësisë nëse shpall palë atë që nuk ka qenë palë, ti hap rrugën e rrëzimit të çdo vendimi gjyqësor me urdhra politikë. Objektivi ynë është Edi Rama, ky është një armik i egër që po bën gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij, pasi ka kryer vepra të tmerrshme, akte të pabesisë ekstreme ndaj SHBA, NATO-s, sigurisë së tyre, por edhe akte antikushtetuese ndaj demokracisë dhe pluralizmit në Shqipëri”, tha Berisha.

Ai foli gjithashtu edhe për protestën që është paralajmëruar nesër, për të cilën kërkoi pjesëmarrje masive për të mbajtur nën presion kryeministrin Rama.

“Protesta nesër është thirrur në orën 10 sepse në atë orë Ramë- McGonigal do të futet në Kuvend. Qytetarët siç zhvilluan të hënën një betejë të shkëlqyer brenda dhe jashtë Parlamentit, u bëj thirrje kujtdo që ka mundësi të lërë çdo gjë dhe të vijë nesër në orën 10 në protestë. Ramë- McGonigal nuk duhet të hyjë në Kuvend. Edhe po hyri duhet të jetë nën presionin e tmerrshëm të revolucionit brenda dhe jashtë Parlamentit”, tha Berisha për protestën e nesërme.

Ditën kur do të jepet në Apel vendimi për vulën e PD, Berisha paralajmëron protestë të madhe në Tiranë: Do jetë epike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook