Aktori i humorit Elvis Pupa bën gati filmin me banorët e “Big Brother VIP”! Zbulon detaje nga projekti

Elvis Pupa ishte i eliminuari i spektaklit të së martës dhe i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulën ai ka zbuluar projektet e reja.

elvis pupa

Visi foli për eksperiencën brenda shtëpisë dhe për planet e tij të ardhshme, ku përveç projekteve muzikore, Visi ka folur edhe për një film ku do të marrin pjesë disa nga banorët e “BBV2”.

“Kam qejf të bëj një film, mund të ketë disa pjesë të shkurtra humoristike…po dhe këtë filmin e kam qejf, dua të rikthejë filmin e fundit që kam regjistruar në Amerikë në 2011, dua të bëj dyshin, po dua të bëhet këtu, dua një produksion të madh, shumë veta nga shtëpia e ‘BBV2’ kanë shprehur dëshirën të jenë pjesë e këtij produksioni”.elvis pupa3

Kujtojmë se mbrëmjen e të martës, Visi u shpreh se ishte i lumtur që kishte lënë lojën.

“Nëse nuk do të kisha dal sonte, ju e dini do ta lija lojën u shpreh aktori i humorit. Ndihem mirë që kam dalë, pasi nuk do vazhdoja dot më shumë. Për sa i përket banorëve, kam parë njerëz që kanë shansin e jetës të tregojnë kush janë dhe në këtë formë e kam menduar ta tregojnë, e nuk jam mërzitur më askënd. Mendoj që është loja që të nxjerrë anët më të këqija, nuk i vë faj askujt. Nuk jam pozicionuar me asnjë, jam afruar aty ku ndihesha mirë. Në fillim jam shokuar, sepse vuanin për asgjë, aktronin. Ofendoheshin me njeri-tjetrin e më pa silleshin sikur nuk kishte ndodhur asgjë”, u shpreh aktori në studio, pasi la shtëpinë e “Big Brother”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Aktori i humorit Elvis Pupa bën gati filmin me banorët e “Big Brother VIP”! Zbulon detaje nga projekti

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook