Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin nesër në orën 10:00 para Parlamentit për të mbrojtur me çdo kusht republikën parlamentare.
Në një status në Facebook, Meta u shpreh se Kuvendi nuk mund të kthehet në një zyrë noteriale për kryeministrin Rama.
“Kuvendi nuk mund të jetë kurrë një zyrë noteriale për korrupsionin e Kryeministrit në largim.
Prandaj nesër, në ora 10:00, të gjithë së bashku përpara Kuvendit, në mbrojtje me çdo çmim të Republikës Parlamentare”, shkruan Meta.
Arena e Lajmit