Udhëtonte nga Tirana drejt Italisë, 35-vjeçari shqiptar arrestohet për akuzën e vjetër të plagosjes

Arresto Della Squadra Volante 1200x900 2

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia kufitare në aeroportin ndërkombëtar të Abruzzos në Itali pasditen e së enjtes.

35-vjeçari ishte një nga pasagjerët e avionit që kryente linjën Tiranë-Pescara, dhe u ul në aeroportin e Peskarës rreth orës 14:00.

Ndaj shqiptarit ishte në pritje një urdhër arresti për burgosjen e tij me 4 vite e 3 muaj, i lëshuar nga gjykata e Brescias në vitin 2020 për një plagosje të ndodhur në vitin 2012

Dënimi, i cili u bë i ekzekutueshëm në 2022, u krye nga personat e policisë kufitare të Peskarës, të cilët e identifikuan menjëherë atë pas mbërritjes dhe e shoqëruan në burgun e Peskarës.

Udhëtonte nga Tirana drejt Italisë, 35-vjeçari shqiptar arrestohet për akuzën e vjetër të plagosjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook