Opozita e prerë/ “Doni përplasje?!”, Spaho: Do përgjigjemi në proporcion me ju, nëse Rama nuk vjen në seancë, ne…

54545

Deputeti i PD Edmond Spaho ka deklaruar sot nga seanca plenare, se pa u zhvilluar seanca me kryeministrin Edi Rama dhe përgjigjeve ndaj 13 pyetjeve të tyre për çështjen “McGonigal”, si dhe pa u mbajt seanca me mocion për debat pa limit kohe, nuk do të zhvillohet asnjë diskutim tjetër në Kuvend.

Ai tha se Edi Rama duhet të jetë prezent në seancë dhe t’u përgjigjet pyetjeve, ndërsa shtoi se nëse mazhoranca kërkon që të acarojë situatën, opozita do t’i përgjigjet në proporcion.

“Jeni narko-shteti i parë me votë ky kryeministri blen zyrtarë të huaj dhe i përdor për axhendën e tij politike. Pse habiteni ju?! Jeni sjellë në kundërshtim me rregulloren duke përjashtuar 19 deputetë, vetëm ju e keni bërë, do të hyni në librin Guinness, me paturpësi.

Vetëm se opozita kërkon të flasë dhe denoncojë këtë regjim. Ka një muaj që ka shpërthyer një skandal dhe opozita bazuar në misioni e saj për të kontrolluar qeverinë, kemi kërkuar një seancë me kryeministrin. Pse nuk po e mbani seancën? Pse ka frikë?

Apo është paralajmëruar të mos flasë sepse çdo gjë që mund të thotë mund t’i përdoren në gjyqet në SHBA. Kemi kërkuar edhe mocion pa afat kohe. Pa u diskutuar seanca e pyetjeve dhe mocioni me debat pa kohë, s’do ketë asnjë seancë tjetër këtu. Doni ta acaroni situatën dhe ta çoni në përplasje? Ne do sillemi në proporcion me ju”, tha ai.

Opozita e prerë/ “Doni përplasje?!”, Spaho: Do përgjigjemi në proporcion me ju, nëse Rama nuk vjen në seancë, ne…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook