Statistikat interesante të Udineze-Inter/ Zikaltërit, 15 ndeshje pa barazuar në kampionat

– Fitorja e fundit e Udinezes kundër Interit në Serinë A daton më 16 dhjetor 2017 (3-1 në “San Siro”). Që atëherë, zikaltrit janë të pamposhtur në 9 ndeshje (7 fitore, 2 barazime), duke mbajtur portën të paprekur 7 herë.

image

Kjo është hera e parë që prej dhjetorit të 2014-ës që Udineze ka më shumë pikë se Interi në momentin e përballjes së tyre. Në dy rastet në të cilat ka ndodhur, friulanët kanë gjetur dy fitore (2-1 më 7 dhjetor 2014 dhe 5-2 më 19 maj 2013).

Interi ka humbur vetëm 2 nga 19 ndeshjet e fundit në transfertë kundër Udinezes në kampionat. E fundit ishte më 6 janar 2013, ndërkohë që më vonë zikaltrit kanë korrur 11 fitore dhe 6 barazime.

Me 13 pikë në 6 ndeshje, Udineze ka barazuar rekordin për nisjen më të mirë të Serisë A (e regjistruar në 2000-2001, 2008-2009 dhe 2014-2015). Vetëm në 2000-2001 ka fituar ndeshjen e shtatë duke mbërritur në 16 pikë.

Udineze ka fituar katër ndeshjet e fundit të Serisë A dhe nuk ka arritur pesë fitore radhazi në kampionat që nga dhjetori 2017.

Interi dhe Udineze janë dy skuadrat që kanë shënuar më shumë gola në 15 minutat e fundit të lojës (4). Të dyja skuadrat kanë gjetur fitoren në ndeshjen e fundit të kampionatit falë golave në këtë interval.

Interi është skuadra, së cilës i mungon barazimi prej më shumë ndeshjesh në kampionat (15 javë). Që nga prilli, zikaltrit kanë fituar 12 ndeshje dhe kanë humbur 3.

Asnjë lojtar në këtë sezon të Serisë A nuk ka regjistruar më shumë lëvizje me top, që kanë përfunduar me mundësi të krijuara se Zherard Delofeu (gjashtë, ashtu si Politano).

Beto është lojtari i dytë i huaj që ka arritur të shënojë të paktën katër gola për Udinezen në gjashtë javët e para në kampionat në 20 sezonet e fundit, pas Rodrigo de Pol në 2018-2019.

Lautaro Martinez ka marrë pjesë në tre gola (2 gola, 1 asist) në tri ndeshjet e fundit të Serisë A kundër Udinezes, pasi argjentinasi nuk kishte shënuar asnjë prej katër të mëparshmëve kundër bardhezinjve.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Statistikat interesante të Udineze-Inter/ Zikaltërit, 15 ndeshje pa barazuar në kampionat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook