Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin teksa ishte i ulur në lokalin e tij.
Autori i ngjarjes i cili fillimisht përdori një motor dhe skafandër dhe veshje fosforeshente në momentin që ka vrarë biznesmenit, duket se për t’u larguar dhe për të humbur gjurmët ka zgjedhur një tjetër rrugë.
Grupi hetimor dyshon se autori gjithashtu ka përdorur edhe një makinë tip “Defender” me targa angleze.
BalkanWeb ka siguruar pamjet e automjetit që dyshohet se ka përdorur autori.
Gazetari Igli Çelmeta tha për “BalkanWeb” se makina tip “Defender” dyshohet se është përdorur nga autori i vrasjes së biznesmenit në Shëngjin, i cili pasi është larguar në distancë nga vendi i ngjarjes ka futur motorin në Defender dhe më pas është larguar.
Arena e Lajmit