Ishte i parkuar, digjet në orët e para të mëngjesit mjeti në Korçë, detajet e para

Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit në Korçë

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45, në lagjen nr. 5, rruga “10 Korriku”, ku ka rënë zjarr në automjetin tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit M. A., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili ishte i parkuar.

Nga këqyrja paraprake e kamerave të sigurisë të banesës, nuk janë konstatuar lëvizje të ndonjë personi të dyshimtë apo ndonjë veprim i kryer ndaj mjetit.

Paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (shkëndijë elektrike).

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

Ishte i parkuar, digjet në orët e para të mëngjesit mjeti në Korçë, detajet e para

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook