Që pas daljes nga “Big Brother Vip”, Olta Gixhari ka treguar se tashmë ajo e kalon shumicën e kohës me familjen e saj, e cila ishte dhe arsyeja kryesore përse aktorja vendosi të linte shtëpinë.
Ditën e djeshme, ish-banorja ka publikuar një video në “InstaStory” teksa po kalonte kohë në bregdet me djalin e saj të vogël Amar dhe partnerin Dorin, identitetin e të cilit aktorja e ka mbajtur të fshehtë prej kohësh.
Mirëpo në video, dashur pa dashur Olta e ka treguar për herë të parë portretin e tij, e cila mund të dallohet në foton e kapur nga postimi. Më herët para se të dilte nga BB, aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka shprehur më shumë se një herë se do të jetë fituese e “Big Brother VIP2”, por arsyeja nuk qenka aspak çmimi i madh.
Në një diskutim, Olta është shprehur se për standardet e saj të jetesës, 100 mijë euro s’janë asgjë.
“100 mijë euro nuk më duket ndonjë shifër për t’u çmendur, ti nuk merr kurrë 100 mijë euro, ka taksa. Edhe 85 mijë euro nuk më duken shumë, aq një makinë mund të blesh. Kjo nuk ka lidhje me fitoren, se unë mund t’i marr lekët dhe t’i çoj për bamirësi.
80 mijë euro nuk është një shifër që të ndryshon jetën. Le të themi që ne të dy nuk kemi të njëjtin standard jetese. Me standardin e jetesës që kam unë, 80 mijë euro janë shumë pak. Nëse e merr si tangërllik, merre”, është shprehur Olta Gixhari.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”