EMRI/ I dënuar me 8 vite burg për drogë në Itali, arrestohet 51-vjeçari në Vlorë

1617346265 Policiavlore1

Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge në Itali.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Besnik Osmëni, i cili rezulton i dënuar me 8 vite burg nga shteti italian.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet nga Sektori Operacional i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Limit”. I dënuar me 8 vjet burgim në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Vlorë dhe arrestohet provizorisht, 51-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e DVP Vlorë dhe ato të Interpol Tiranës, në vijim të operacioneve të përbashkëta me partnerët europianë, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Limit”, si rezultat i të cilit u kap në lagjen “Pavarësia”, Vlorë dhe u arrestua përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi:

– Besnik Osmëni, 51 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Apelit e Mesinas, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe me agjencitë ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e 51-vjeçarit, drejt Italisë.

Arena e Lajmit

EMRI/ I dënuar me 8 vite burg për drogë në Itali, arrestohet 51-vjeçari në Vlorë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook