Nuk ndalet bilbili në seancë plenare. Teksa kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla bën “mbrojtjen” e saj në përgjigje të kërkesës së deputetëve të PD për shkarkim, Edmond Spaho dhe një grup deputetësh të PD vijojnë të qëndrojnë para foltores.
Spaho i bie pa ndalim bilbilit teksa përballë ka kryeministrin Edi Rama, i cili qëndron i heshtur dhe nuk bën asnjë reagim. Situata në sallë është ende e tensionuar.