Transportonte me makinë 10 emigrantë, pranga 34-vjeçarit kosovar në Sarandë

Sarande

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen ndaj veprimtarisë kriminale të transportimit të emigrantëve, kundrejt fitimit, për të kaluar ilegalisht në vendet e BE-së, ndërsa në pranga ka rënë një 34-vjeçar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Border 4”, u arrestua 34-vjeçari nga Kosova, Bujar Syla.

NJOFTIMI I POLICISE
Transportonte me një automjet, 10 emigrantë, vihet në pranga 34-vjeçari. Sekuestrohet automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët. Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim me Frontex-in dhe Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të operacioneve me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Border 4”, për goditjen e një tjetër rasti të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi B. S., 34 vjeç, banues në Kosovë. Ky shtetas u kap në flagrancë gjatë operacionit, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, në aksin rrugor Xarrë-Sarandë, teksa transportonte kundrejt fitimit, me 1 automjet tip “BMW”, 10 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Automjeti i përdorur nga ky shtetas për këtë veprimtari kriminale, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Arena e Lajmit

Transportonte me makinë 10 emigrantë, pranga 34-vjeçarit kosovar në Sarandë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook