Edhe pse vera nuk ka ardhur ende, Salma Hayek tashmë ka nisur zhytjet e para në det.
Aktorja hollivudiane bën një pushim nga detyrat e saj profesionale dhe e shfrytëzon këtë për të shijuar disa momente relaksi.
Teksa është shumë aktive në rrjetet sociale dhe shpesh ndan materiale me miqtë e saj online, ylli ka postuar një sërë fotosh nga arratisja e saj në det.
Në fotot që ajo ka postuar, ajo shihet duke u mbajtur për shkallët e një varke ndërsa ka veshur bikini të verdha.
Në mbishkrimin e postimit të saj ajo shpjegon se deti e bën të ndihet gjithmonë “e freskuar”. Konkretisht ajo ka shkruar: “Sa herë që më duhet të ndihem e rinovuar, zhytem në oqean.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”