I shiti trajnerin Çelsit, klubi i Premier Ligës zyrtarizon firmën me teknikun italian

Klubi i Brajton në Premier Ligë ka zyrtarizuar sot italianin Roberto De Zerbi si teknikun e ri të skuadrës që kishte mbetur pa drejtues në pankinë pas largimit të Graham Poter drejt Çelsit.

dezerbi

Brajton pranoi ofertën prej mbi 20 milionë euro të Çelsit për të lënë të lirë trajnerin e saj dhe nisi menjëherër kërkimin për teknikun e ri. Pas shqyrtimit të shumë kandidaturave, u zgjodh ajo e De Zerbit, i cili u takua me drejtuesit e klubit anglez gjatë javës, por vetëm sot nënshkroi marrëveshjen katërvjeçare.

De Zerbi kështu bën hapin e radhës në një karrierë ku ka marrë shumë vlerësime në drejtimin e ekipeve si Benevento, Sasuolo e së fundi Shakhtar Donjetck, duke u cilësuar si një nga teknikët për t’u ndjekur në futbollin europian.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


I shiti trajnerin Çelsit, klubi i Premier Ligës zyrtarizon firmën me teknikun italian

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook