“Bashkëshortes fillimisht i kam fituar zemrën, pastaj votën”, Këlliçi: Roli i saj në Bashkinë e Tiranës do të jetë….

Kellici

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, është shprehur se bashkëshortes së tij, Anës, fillimisht i ka fituar zemrën, pastaj votën.

Komentet Këlliçi i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log” në Panorama TV, ku tha se ajo nuk do të ketë asnjë rol në Bashkinë e Tiranës, veçse të jetë bashkëshortja e tij.

“Unë edhe sot gjatë paradites e kam pasur fokusin te pjesëmarrja në seancë, për të zbatuar rregulloren e Kuvendit. Kam kërkuar të futem në mbledhje, të futem në Parlament dhe të flaës. E kanë bërë rregulloren një dokument të pavlerë dhe Rama nuk pranon të vijë në Parlament për çështjen “McGonigal”. Tentativa bëhet që ne të na mbyllet goja, të mos flasim në Kuvend.

Anës fillimisht i kam fituar zemrën, pastaj edhe votën. Ana Shkreli ishte hera e parë që hynte në një seli, dhe duke fituar mbështetjen e saj, që është një shpirt i lirë, kam treguar një model të politikanit të ri. Në Bashkinë e Tiranës Ana nuk do të ketë asnjë rol, veçse atë të bashkëshortes sime. Prania e saj thjeshtë më jep një mbështetje shumë të madhe. Unë kam hyrë në këtë garë për të bashkuar sa më shumë qytetarë.

Do ta kërkojë edhe votën e Artan Shkrelit, patjetër. Kjo është pyetje retorike”, është shprehur Këlliçi.

“Bashkëshortes fillimisht i kam fituar zemrën, pastaj votën”, Këlliçi: Roli i saj në Bashkinë e Tiranës do të jetë….

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook