Nëse KQZ nuk ju regjistron për 14 majin do vazhdoni me protesta urtë e butë kundër Ramës? Ja si përgjigjet Berisha

8b3add59 8331 4e9b A46c Cda7f5d5e299

Në një komunikim për mediat nga selia blu, kreu i PD Sali Berisha u ndal edhe tek gara elektorale e 14 majit.

I pyetur, se nëse KQZ nuk e regjistron në garën elektorale të 14 majit a do të ndryshojnë protestat kundër Ramës, Berisha u shpreh se protestat nuk kanë lidhje me këtë çështje. Sipas Berishës, çështja ka marrë përgjigje.

Pyetje: Nëse KQZ nuk ju regjistron ju në garën elektorale të 14 majit, do ju shikojmë po kaq urtë e butë në protesta që do të thërrisni me objektiv kryesor kryeministrin Edi Rama.

Berisha: Ajo protestë nuk ka lidhje me vendimin e Gjykatës, por në rast se e bën Edi Rama, ai është veprimi i Ramës. Nuk besoj se ato kanë ndërgjegjen e atij gjykatësi që bën palë atë që nuk shpallet palë kurrë. Aty është gjithçka. Këtu është një parim i madh i drejtësisë. Në rast se ecim në këtë mënyrë çdo vendim në drejtësi bëhet i padrejtë dhe dorëzohet. Nëse do të hapësh gjyq, shko hap gjyq nga e para, por jo të bëhesh palë aty ku nuk është palë. E kam shumë të vështirë që një trup gjykues të vendosë në këtë mënyrë.

 

Arena e Lajmit

Nëse KQZ nuk ju regjistron për 14 majin do vazhdoni me protesta urtë e butë kundër Ramës? Ja si përgjigjet Berisha

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook