Tirana do të luajë sa të rinisë kampionati ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, por mbi të gjitha derbin me Partizanin.
Bardheblutë me në krye Shehin kanë një rekord pozitiv. Prej pesë ndeshjesh nuk njohin humbje dhe nuk munden prej një sfide në kampionatin e para dy viteve.
Problemi kryesor i Shehit në këtë moment janë dëmtimet.
Tre janë lojtarët që shqetësojnë Shehin. Dy maqedonasit dhe Huseini. Toshevski mund të jetë gati, sepse ka pasur vetëm dhimbje barku.
Në dyshim është Najdovski, i cili ka një shqetësim më serioz. Huseini ka nisur përgatitjet.
Gjithsesi, trajneri i Tiranës shpreson që me të kuqtë të ketë skuadrën të plotë dhe të luajë me gjithë më të mirët.
Tirana në këto pesë javë të para ka grumbulluar tetë pikë, duke pasur dy fitore, dy barazime dhe një humbje. Prova e vërtetë e skuadrës së Shehit është Partizani.
Nëse fitojnë me të kuqtë ata janë pretendentë për titullin kampion. Tej të tjerave, deri në derbi ka më shumë se 10 ditë dhe Shehi ka luksin për të zgjedhur më të mirët.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”