Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e përjavshme me mediat deklaroi se në protestën Kombëtare të 3 marsit, do të merren vetëm me Edi Ramën dhe jo me vendimin e gjykatës.
Kjo pasi në të njëjtën datë do të jepet dhe vendimi i gjykatës për vulën e PD.
Pyetje: Ju do jeni në shesh duke protestuar në 3 mars dhe nëse gjykata vendos kundra jush, cila është lëvizja juaj?
Berisha: Jo, s’kemi punë me gjykatën. Unë kam atakuar vetëm një gjykatës. Një protestë gjigante si ajo e 3 marsit, nuk merret me gjykatën, por do të merret me Edi Ramën. Ra si koincidencë.
Arena e Lajmit