I njohur për sjelljen e humorit të tij unik në filma ndërsa tregon histori të pjekura dhe të përzemërta, sharmi unik i Taika Waititi duket se ka gjithashtu një ndikim të madh në jetën e gruas së tij.
Pavarësisht se ishin të dy të famshëm dhe me interes të madh publik, si Rita Ora ashtu edhe Waititi ishin të suksesshëm në mbajtjen e fshehtë të lidhjes së tyre të veçantë për një kohë të gjatë, përpara se të zbulonin përfundimisht se ishin martuar me njëri-tjetrin.
Ndonëse këngëtarja mund të ketë qenë e heshtur për marrëdhënien e saj me regjisorin në të kaluarën, Ora nuk është zmbrapsur nga lavdërimi i partnerit të saj për mënyrën sesi ai e ndihmoi në kohët e saj më të errëta, shkruan FandomWire.
Pavarësisht se fitoi sukses të jashtëzakonshëm në një moshë të re përmes këngëve të saj dhe shpejt iu bashkua mbretërisë së Hollywoodit, Rita Ora pati një moment jo shumë të mirë para ca kohësh, ku ndjehej se gjendet në pikën më të ulët në jetën e saj.
Këngëtarja e hitit “I Will Never Let You Down” shpjegoi se dikur humbi të gjithë besimin e saj dhe pushoi së kompozuari këngë pasi u përpoq të bënte një ndryshim në industri dhe u ndje e dekurajuar. Ora shpjegoi situatën duke u shprehur: “Kam kaluar një kohë kaq të gjatë duke luftuar për t’u dëgjuar gjatë gjithë përvojës sime në këtë industri, saqë mendoj se humba shumë besim dhe shpresë, rashë poshtë. Dhe mendoj se kur jeni në pikën tuaj më të ulët, mund të bëni një zgjedhje. Ose ngrihuni dhe vazhdoni ose e lini gjithçka t’ju konsumojë. Dhe unë e bëra atë”.
Por, pasi arriti në fund, gjë që e bëri të zhvendosej për në Australi për pak kohë, Rita Ora do të takonte shumë shpejt dashurinë e jetës së saj, e cila do t’i ndryshonte jetën për mirë.
Pavarësisht se nuk ndodhej në momentin më të mirë të jetës kur u takua me regjisorin e “Thor: Ragnarok”, Taika Waititi, gjërat përfundimisht morën për mirë për këngëtaren e nominuar për “Oscar”.
Pas personalitetit humoristik dhe simpatik të Waititit, Ora mundi të kapërcejë demonët e saj të brendshëm dhe përfundimisht rifitoi besimin për të kompozuar këngë të reja dhe për të rikthyer karrierën e saj në rrugën e duhur. Teksa fliste në një intervistë për Billboard, Ora e përgëzoi Waititin për ndikimin pozitiv që ai pati në jetën e saj.
“U ngrita. Fluturova në Australi për spektaklin ‘The Voice’ atje dhe takova dikë që më ndryshoi përgjithmonë. Duke takuar Taikën, i cili është bashkëshorti im, nuk e kam ndjerë kurrë këtë më parë, dhe kështu thjesht i kompozova të gjitha dhe mendova: ‘Mirë, mendoj se është koha për të bërë pak muzikë përsëri’. Dhe ja ku jemi”, shtoi ajo.
Që nga martesa e tyre, Rita Ora ka mundur të largohet nga e kaluara e saj e vështirë dhe tani është e lumtur si kurrë më parë dhe së fundmi publikoi këngën e saj më të re, “Praising You”, një projekt bashkëpunues me producentin Fatboy Slim.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”