Erzeni është skuadra e dytë më e mirë në Europë pas pesë javësh kampionat.
Skuadra shijakase nuk ka pësuar asnjë gol në këto pesë ndeshje të luajtura deri më tani në Kategorinë Superiore.
Mirëpo, me një ecuri të çmenduri sa i përket mbajtjes së paprekur të portës është klubi turk, Istanbul Basaksehir.
Dje kjo skuadër luajti ndeshjen e gjashtë të vlefshme për Superligën turke dhe sërish nuk pësoi.
Megjithatë, ndryshimi mes Istanbulit dhe Erzenit është që shijakasit janë në krye, ndërsa turqit pozicionohen të tretët në kampionat.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”