Në studion e emisionit “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, në Neës24, ishte e ftuar nëna e Jetmira Hasani, e cila u ekzekutua nga kunati i saj Agron Tanushi në Lushnje më 15 shtator të vitit 2020.
Jetmira dhe bashkëshorti i saj ishin divorcuar, por ata jetonin bashkë pasi ishin në proces të legalizimit të shtëpisë. Tanushi është dënuar me 23 vite burg, ndërkohë familja e viktimës kërkon burg të përjetshëm.
“Nuk e di se çfarë i mungon këtij shteti? Ata nuk të lënë as të flasësh. Ai na ka sharë dhe na kërcënuar në gjyq. Kur prokurori ka marrë vendimin për 28 vite burg, ai ka kundërshtuar. mua nuk më lanë të hyja në seancën gjyqësore, pasi kërkonin avokatin e shtetit. Kur prokurori dhe pretencën për dënimin, Tanushi shau. Ne kërkuam më shumë dënim, jo 28 vite sa dha prokurori. Ajo që ndodhi me Dan Hutrën mund të ndodhë me ne. Kam frikë, tek vrau njëherë mund të vrasë sërish”, u shpreh nëna e Jetmirës.
Ndërkohë në një lidhje me skupe, ka folur i vëllai i viktimës, Rajmondi, i cili tha se ka dyshime se mund të jenë bërë pazare mes autorit dhe prokurorit.
“Janë bërë pazare me dënimin. Motra ime ditën që është vrarë ka qenë me urdhër mbrojtje. Autori i vrasjes nuk i ka kursyer plumbat. Kjo hyn te rrethanat e rënda. Prokurori i çështjes i ka shtyrë hetimet. Pra dyshimet e mia janë që janë bërë pazare për gjakun e motrës sime. Unë kërkoj dënimin maksimal, se kjo është shumë e rëndë për ne, tha Rajmondi.
Arena e Lajmit