Marcelo Troisi gjen fitoren e parë përballë ish-skuadrës. E ka ndihmuar jo pak fakti që e njihte kundërshtarin, pasi Flamurtari i tij e gjeti tri herë rrjetën. Nuk kishte si të mos ishte i kënaqur, pasi skuadra e tij ishte ndjeshëm e rënë moralisht pas startit zhgënjyer.
“Jam shumë i kënaqur me këtë fitore. Ishte më shumë se e merituar. Djemtë i zbatuan ashtu si duhet detyrat dhe i falënderoj për grintën që treguan për më shumë se 90 minuta.
Na duhej ky trepikësh, pas atij starti që nuk i kishte hije Flamurtarit. Tani edhe moralisht jemi më mirë, por mbi të gjitha jemi rritur edhe në renditje. Ideja është e qartë tani e tutje, nuk duhet të ndalemi më”, u shpreh braziliani.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”