Zgjedhjet lokale/ Porosia e Metës për kryesinë e PL: Të zgjedhim kandidatë të përkushtuar për këshillat bashkiakë! Sirenave të dëshpërimit do i përgjigjemi me…

Ilir Meta743

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në fjalën e tij në mbledhjen me anëtarët e kryesisë, ka deklaruar se 14 maji do të jetë dita e një fitoreje spektakolare, ndërsa shtoi se duhet bërë një përzgjedhje e kujdesshme e kandidatëve për këshillat bashkiakë, në mënyrë që bashkitë t’i kthehen qytetarëve.

Ai shtoi se sirenave të dëshpërimit të mazhorancës do i përgjigjemi me optimizmin e Partisë së Lirisë.

“Dita e parë e kthimit të qyteteve e bashkive në duart e qytetarëve. Rikthimi i llogaridhënies është prioriteti ynë.
1650 kandidatë të Partisë së Lirisë për Këshilltarë që do ë garojnë për zgjedhjet e 14 majit. Të gjithë do të jemi të përgjegjshëm të zgjedhim njerëz të devotshëm që do të kthejnë në vepra konkrete kauzat e PL dhe do mbrojnë të drejtat e qytetarëve të nëpërkëmbura deri tani.
I kemi parë se si i nxjerrin me gaz nga shtëpitë që të ndërtohen kulla, apo se si fondet vidhen e përvetësohen. 14 maji një frymëmarrje e re.
Ditët në vijim jam i bindur që intensiteti i bisedave me qytetarët do na çojë në një rezultat spektakolar në 14 maj. Sirenave të dëshpërimit do i përgjigjemi me optimizmin e Partisë së Lirisë.
Ata që kanë zgjedhur si të vetmen rrugë intimidimin, janë në panikun e humbjes që i pret”, tha ai.

Arena e Lajmit

Zgjedhjet lokale/ Porosia e Metës për kryesinë e PL: Të zgjedhim kandidatë të përkushtuar për këshillat bashkiakë! Sirenave të dëshpërimit do i përgjigjemi me…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook