Kategoria Superiore do të ulë siparin e javës së 5-të me një supersfidë ditën e sotme.
Në orën 15:00, në stadiumin “Kukës Arena”, do të zhvillohet ndeshja Kukësi-Partizani.
“Panorama Sport” ka zbuluar ekskluzivisht arbitrat që do të drejtojnë këtë supersfidë në Kukës.
Kryesor do të jetë arbitri me stemën e FIFA-s, Eldorjan Hamiti, i mbështetur nga asistentët Ridiger Çokaj dhe Denis Agaraj.
Arbitër i katër pritet të jetë Erjon Bastari.
Në VAR do të jetë Florjan Lata, ndërsa në AVAR, Rejdi Zajimi.
ARBITRAT E NDESHJES –
Arbitër kryesor –Eldorjan Hamiti (Lezhë)
Asistent i parë –Ridiger Çokaj (Lezhë)
Asistent i dytë –Denis Agaraj (Tiranë)
Arbitër i katërt – Erjon Bastari (Tiranë)
VAR –Florjan Lata (Durrës)
AVAR – Rejdi Zajimi (Tiranë)
– Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”