Kishte vënë në dispozicion lokalin për të vënë baste sportive, arrestohet 42-vjeçari në Kurbin

E71a7df8 6e96 4934 9eb3 Fa94bba0c57a

Në kuadër të planit operacional të koduar “Basti i fundit”, vijojnë goditjet ndaj organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Kishte vënë lokalin që posedonte, në dispozicion të vënies së basteve sportive, në kundërshtim me ligjin, vihet në pranga 42-vjeçari.

Sekuestrohen celularë dhe pajisje të tjera elektronike që përdoreshin për këtë veprimtari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të kontrolleve në lokale dhe në ambiente të tjera, të ushtruara në kuadër të planit operacional të koduar “Basti i fundit”, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë evidentuar dhe goditur një rast tjetër në këtë fushë, për të cilin u vu në pranga shtetasi Y. V., 42 vjeç, banues në Kurbin.

Gjatë kontrollit në lokalin që posedonte 42-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën aktive, faqe online për vënien e basteve sportive, në kundërshtim me ligjin, celularë dhe pajisje të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie, pajisje të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Kishte vënë në dispozicion lokalin për të vënë baste sportive, arrestohet 42-vjeçari në Kurbin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook