Tentuan të vidhnin në objektin e ish-radiostacionit të Shijakut, arrestohen në flagrancë dy persona në Durrës (EMRAT)

Policia

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Durrës, pasi janë kapur duke tentuar të vidhnin në objektin e ish-radiostacionit të Shijakut.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Ergys Barollari dhe Ilir Sherifi, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, së bashku me shtetasin J. R., të arrestuar nga Policia e Tiranës, më 12.04.2023, kanë bashkëpunuar për kryerjen e 3 vjedhjeve të tjera, gjatë muajve shkurt dhe mars të këtij viti, në fabrika të ndryshme në qarkun e Durrësit.

Njoftimi i policisë:

Shijak, Durrës/ Autorë të dyshuar të disa vjedhjeve në fabrika të ndryshme, kapen në flagrancë dhe arrestohen 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak, si rezultat i punës hetimore dhe operacionale për zbardhjen e vjedhjeve të kryera, si dhe për nxjerrjen e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë penale, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit E. B., 23 vjeç dhe I. Sh., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas u kapën në flagrancë gjatë tentativës për të vjedhur në objektin e ish-radiostacionit të Shijakut.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, së bashku me shtetasin J. R., të arrestuar nga Policia e Tiranës, më 12.04.2023, kanë bashkëpunuar për kryerjen e 3 vjedhjeve të tjera, gjatë muajve shkurt dhe mars të këtij viti, në fabrika të ndryshme në qarkun e Durrësit.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Tentuan të vidhnin në objektin e ish-radiostacionit të Shijakut, arrestohen në flagrancë dy persona në Durrës (EMRAT)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook