Gjatë “Prime”-t të djeshëm, u diskutuan në studio komentet seksiste që Luizi kishte bërë ndaj Jorit ndërsa Kiara i doli në mbrojtje partnerit të saj.
Mirëpo kjo gjë shkaktoi përplasje mes moderatores dhe dy opinionisëve, të cilët i dolën kundër.
Pjesë nga debati:
Kiara: Luizi aty po bën lojë. Komentet nuk janë me tendencë, por në kuadër të lojës. Zhaklin, nuk e kam dëgjuar asnjëherë prej teje të thuash që unë jam vajzë e mirë.
Zhaklin: Unë nuk jam këtu të të them që ti je vajzë e mirë. Unë nuk e di se çfarë vajze je ti.
Kiara: Ti nuk më ke mbrojtur asnjeherë. Kur më ke parë në situata shumë të vështira aty brenda, nuk më ke thënë kurrë që jam vajzë shumë e miurë.
Zhaklin: E dashur, unë jam opinioniste, nuk jam mamaja jote. Kur i dashuri jo të futi te lavamani, unë të thash që po gënjeje aty.
Arbër: Ajo ka katër orë me telefon në dorë dhe çfarë i vjen në telefon atë thotë. Prit t’i vijë mesazhi dhe të dijë se çfarë të thotë.
Kiara: Është shumë e rëndë ajo që tha Zhaku. Luizi e bën në kuadër të lojës, ai e di se çfarë bën. Është loja e tij.
Zhaklin: Nëse ty nuk të bën përshtypje sjellja e burrit tënd kur ai i thotë një vajzë e përdalë, zhgarravinë.. nuk di çfarë të them. Ti je gënjeshtare.
Tea: Luizi ia ka thënë fjalën e përdalë Oltës, mua dhe Kejvinës. Dua t’ia paralelizoj Kiarës, kur thua që je një gocë kam turp të kem në shoqerinë time, përse është turp?
Kiara: “Përputhen” është një program që ti shkon për të kërkuar të dashur. Big Brother është program tjetër.
Tea: Në Përputhen quhesh e përdalë dhe në Big Brother jo? Loja ka rregulla moj Kiara.
Kiara: Po boll pra, se të njëjtën gjë bëni si kur isha brenda, si jashtë.
Arbër: Ke 100 prëqind të drejtë. Të kërkojmë falje.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”