Kategoria Superiore ka luajtur javën e pestë të saj, me surprizat që sërish nuk munguan, me renditjen që vazhdon të ndryshojë.
Partizani ka rimarrë kreun e renditjes, duke mundur Kukësin në transfertë me rezultatin 1-2, me këtë të fundit që vazhdon të jetë në fund të tabelës së klasifikimit.
Në sfidat e tjera të kësaj jave, Vllaznia mposhti me një gol Kastriotin, me shkodranët që e shikojnë veten në vendin e tretë, ndërsa krutanët qëndrojnë në vendin e shtatë.
Erzeni vazhdon të jetë surpriza e këtij sezoni, kësaj radhe duke mundur në shtëpi Laçin dhe duke u pozicionuar në vendin e dytë, me vetëm 1 pikë larg Partizanit. Nga ana tjetër, kurbinasit vazhdojnë të jenë në ujëra të turbullta, duke u renditur në vendin e 8 pas katër humbje radhazi.
Bylisi dhe Egnatia nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola, me ballshiotët që renditen të 5-tët, ndrësa rrogozhinasit një pozicion më poshtë.
Tirana mundi me rezultatin e thellë 4-0 Teutën në shtëpi, duke u ngjitur në vendin e katërt të renditjes, ndërsa durrsakët vazhdojnë të jenë të parafundit.
REZULTATET:
E PREMTE (16.09.2022)
TIRANA 4-0 TEUTA
Xhixha 43’, 59’, (P) 90+2’, Hasani 49’
E SHTUNË (17.09.2022)
BYLIS 0-0 EGNATIA
ERZENI 1-0 LAÇI
Kahrimanoviç (P) 90+5’
E DIELË (18.09.2022)
VLLAZNIA 1-0 KASTRIOTI
Hoxhaj 1’
E HËNË (19.09.2022)
KUKËSI 1-2 PARTIZANI
Daci 48’ / Cara 14’, Bitri 74’
RENDITJA:
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”