Tolgai Arslan, futbollist i Udinezes, ka përjetuar një të diel shumë të pazakontë. Futbollisti turk ka festuar një gol të rëndësishëm ndaj Interit e më pas ka zbuluar se në të njëjtën kohë, banesa e tij po grabitej nga hajdutët.
Në ndeshjen e djeshme mes Udinezes dhe Interit, Arslan ishte ai i cili shënoi golin e rezultatit përfundimtar 3-1, duke vulosur suksesin për skuadrën e tij e cila e sheh veten në zonën e sipërme të tabelës së renditjes. Por pas festës në stadium, ai është kthyer në shtëpi dhe ka zbuluar se i kishin grabitur banesën në Panjaço.
Policia ka bërë të ditur se po kontrollon kamerat e sigurisë së banesës dhe zonës përreth për të mësuar diçka më shumë rreth këtij krimi, ndërsa për momentin dihet vetëm që atij i kanë zhdukur nga shtëpia sende me vlerë rreth 12 mijë euro si laptopë apo bizhuteri.
Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”