Jashtë Çekiçi dhe Bare, Reja fton dy mesfushorët nga lista e pritjes

Dëmtimet e Endri Çekiçit dhe Keidi Bares kanë krijuar vështirësi të mëdha për Edi Rejan, i cili është detyruar që të ndryshojë përsëri listën e përfaqësueses dhe planet e tij për lojën e kuqezinjve.

kombetarja shqiperia estonia cokaj

Të dy mesfushorët ishin planifikuar si titullarë të mundshëm për shkak të formës që po kalojnë, për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Islandës, por ata e kanë të pamundur të jenë të pranishëm për këtë duel. Ndaj Reja ka thirrur në vend të tyre mesfushorët Enis Çokaj dhe Arbnor Muçolli.

Çokaj ka qenë edhe më parë rregullisht pjesë e përfaqësues shqiptare, teksa regjistron 3 prani në fushën e lojës me fanellën kuqezi, më e fundit në miqësoren ndaj Estonisë ku ishte titullar. Pikërisht në atë ndeshje bëri debutimin e tij me fanellën kuqezi edhe Arbnor Muçolli, i cili shihet si një alternativë më shumë për lojën ofensive në mesfushë.

Çokaj u bë së fundmi pjese e skuadrës së Panathinaikos, pasi firmosi vetëm pak ditë më parë me klubin e njohur grek pas eksperiencës te Lokomotiva Zagreb. Ndërsa Muçolli vazhdon të jetë pjesë e Vejle, me të cilën aktualisht luan në kategorinë e dytë daneze.

Arena e Lajmit

 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Jashtë Çekiçi dhe Bare, Reja fton dy mesfushorët nga lista e pritjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook