Plani i ndërtimeve Drilon-Tushemisht, deputetja e PD kundër: E ngjashme me Butrintin, qeveria po injoron dhe UNESCO-n

Ina Zhupa

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar për planin e ndërtimeve Drilon-Tushemisht, buzë liqenit të Ohrit në Pogradec.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Zhupa ka akuzuar qeverinë për keqmenaxhim, teksa ka përmendur që skenari i planit të ndërtimit është i ngjashëm me atë të Butrintit dhe se po injorohet dhe UNESCO.

“Zona e rëndësisë kombëtare Drilon- Tushemisht buzë liqenit të Ohrit përgatitet plani për ndërtime dhe shkatërrimin e tij.

Asgjë e papritur nga modeli i keqmenaxhimit që njeh qeveria shqiptare dhe në veçanti Ministria e Kulturës, ku edhe në investigimin e BIRN dallojnë përgjigjet “pa këmbë në tokë” të gjuhës nënvlerësuese për UNESCO-n.

Skenari ka shumë pika të përbashkëta me Butrintin:

1- Tentakulat e AADF (fondacion privat dhe interesa private)

2- Moskokëçarja dhe injorimi i kërkesave të UNESCO-s, duke e konsideruar si dorë të dytë (këshilluese që nuk e dëgjon njeri)”, ka shkruar Zhupa.

Plani i ndërtimeve Drilon-Tushemisht, deputetja e PD kundër: E ngjashme me Butrintin, qeveria po injoron dhe UNESCO-n

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook