Leao kërkohet nga klubi i sheikëve, Milani mendon ta zëvendësojë me sulmuesin e Barcelonës

Blerja, dhe sidomos paraqitjet e Robert Levandovskit, e kanë reduktuar ndjeshëm minutazhin e Ferran Torresit te Barcelona. Sulmuesi në kërkim hapësire mund të ndryshojë ekip në merkaton e dimrit. Mes ekipeve pretendente është edhe Milani që prej javësh është kapur pas Zhirusë, duke qenë se të dëmtuarit Ibra i janë bashkuar në infermieri Rebiçi dhe Origi.

torres

Nëse mjekët kuqezi nuk japin garanci, Maldini do të tentojë Torresin nga katalanasit. Ndërkohë që Milani kërkon sulmues, nga Franca bëjnë të ditur se PSG-ja nuk e ka harruar Rafael Leaon.

Drejtori Luis Kampions ishte ai që e mori te Lila, e tashmë që ka kaluar në Paris e dëshiron përsëri me vete.

150 milionë eurot e klauzolës nuk i trembin kampionët e Francës, teksa këto zëra e bëjnë edhe më urgjent rinovimin e portugezit, i cili ka një kontratë me “Djallin” deri në vitin 2024.

LEAO

Duhet theksuar se edhe Çelsi ndjek nga afër portugezin dhe në ditët e fundit të merkatos ishte gati të shpenzonte mbi 100 milionë euro për ta marrë në Londër. Koha e pakët për t’i gjetur zëvendësuesin bëri që Milani të refuzonte ofertën.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Leao kërkohet nga klubi i sheikëve, Milani mendon ta zëvendësojë me sulmuesin e Barcelonës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook