Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës/ “Harresa sjell ripërtëritjen e errësirës”, deputeti i PD: Ka ardhur kohë për një lëvizje të ngjashme

Tritan Shehu

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka kujtuar rrezmin e bustit së ish-diktatorit Enver Hoxha më 20 shkurt të vitit 1991.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Shehu ka shkruar se nuk duhet harruar dhjetori i vitit 1990 që solli ndryshimin, teksa ka shtuar se “fatkeqësisht përsëri koha dhe zhvillimet kërkojnë një lëvizje të ngjashme”.

“Kurrë nuk duhet ta harrojmë, orën 14,10 te 20 Shkurtit 1991.

Rënien simbolike te diktatorit me diktaturën bashke!

Ata qindra studente heroike, qe u futen ne atë Grevë Urie.

Aq sa nuk i nxinte ai kinoklub “Studenti”.

Shumë të tjerë ngelen jashtë, duke tentuar të hyjnë edhe nga çatia.

Ata dhjetëra mijëra banore te Tiranës te mbledhur rreth tyre e qe me tej u “derdhen” drejt Sheshit Skënderbej.

Për të rrezuar e tërhequr zvarrë atë monument, që përfaqëson krimet, izolimin, persekutimin etj, të një diktature ekstreme 45 vjeçare.

Ata trima e te vendosur, qe u bene autoret konkrete e realizuesit e asaj, qe e pame me entuziazëm te pa shembullt nga disa metra me larg, pikërisht ne orën 14,10.

Përmbysjen e e asaj mase obskurantiste metalike!

Nuk duhet harruar kurrë ai moment e historia e asaj periudhe prej Dhjetorit 1990, qe sollen ndryshimin.

Harresa sjell ripërtëritjen, edhe te “errësirës” vete!

Ndryshimi u realizua sepse njerëzit u “ngritën”!

Fatkeqësisht përsëri “koha” dhe zhvillimet kërkojnë një lëvizje te tille!”, ka shkruar Shehu.

Arena e Lajmit

Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës/ “Harresa sjell ripërtëritjen e errësirës”, deputeti i PD: Ka ardhur kohë për një lëvizje të ngjashme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook