ZYRTARE/ Italia vjen në “Air Albania”, FSHF konfirmon datën e miqësores mes Shqipërisë dhe kampionëve të Europës

Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore lluksi në 16 nëntor ndaj Italisë në Air Albania Stadium. Lajmi është bere publik nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila thotë se kjo miqësore ndaj Kampionëve të Europës në fuqi është e para në historinë e futbollit shqiptar që do të luhet në Tiranë dhe e dyta në gjithë bilancin me fqinjët italian, pas asaj miqësore të luajtur më 18 nëntor 2014 në Xhenova ku Italia triumfoi 1-0 me golin e Okaka.

SHQIPERIA

“Muaji nëntor i jep mundësi stafit teknik të zhvillojë miqësore sipas kalendarit të FIFA-s, deri në fillimin e Kupës së Botës “Katar 2022”. Federata Shqiptare e Futbollit është duke punuar për të zyrtarizuar edhe një miqësore tjetër për datën 19 nëntor”, thuhet ne njoftimin e FSHF-se.

Kuqezinjtë ndërkohë do të zhvillojnë dhe një ndeshje miqësore me Arabinë Saudite më 26 tetor 2022. Marrëveshja e arritur Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite parashikon që kjo ndeshje të zhvillohet në qytetin e Abu Dabit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

shqiperi itali

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


ZYRTARE/ Italia vjen në “Air Albania”, FSHF konfirmon datën e miqësores mes Shqipërisë dhe kampionëve të Europës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook