“Në ‘91 guximi dominoi mbi terrorin masiv”, Berisha: Rama bir i një xhelati, rrezik për vendin

Sali Berisha 1

Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha në një komunikim për mediat u ndal tek rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha.

Berisha u shpreh se Enver Hoxha ishte figura më e urryer e kombit. Ndër të tjera Berisha tha se mesazhi i dhënë në ’91 për rrëzimin e diktaturës është sot më aktual se kurrë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për shkatërrimin e opozitës dhe demokracisë shqiptare.

“Enver Hoxha paraqitet si figura më e urryer e kombit shqiptar. 32 vite më parë kulti i Enver Hoxhës ishte prezent në këtë vend. Studentët me një vendim epik të organizuar nga PD dhe shoqata e tyre nisen me 17 shkurt të 1991, grevën e urisë, më masivja që ka njohur Shqipëria. Qytetarët e Shqipërisë vërshuan nga të katër anët. Pa 20 shkurt nuk do të kishte triumf të revolucionit demokratik dhe përmbysje me votë të lirë të sistemit komunist. Mesazhi i 20 shkurtit është sot më aktual se kurrë. Pas 32 vitesh Edi Ram nipi i xhelatit që 32 vite më parë kërkonte të fuste tanke tek studentët. Mesazhi i ’91 më aktual se kurrë. Sot kemi njeriun që me politikat që ka ndjekur ka tejkaluar suksesin  e platformës së Millosheviçit për shpërbërjen e vendit. Edi Rama përbën një rrezik ekzistencial për çdo shqiptar pavarësisht për bindjen e tij demokratike”, ka thënë ai.

“Në ‘91 guximi dominoi mbi terrorin masiv”, Berisha: Rama bir i një xhelati, rrezik për vendin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook