Zbulimi tronditës në Francë: Pogba dhe e ëma jetojnë me mbrojtje nga policia

Pol Pogba nuk lëviz askund pa një skortë policore dhe të njëjtën gjë tashmë e bën edhe e ëma e mesfushorit francez të Juventusit. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja franceze “Le Parisien” e cila insiston se kjo situatë është rrjedhojë e tentativës së shantazhit në këtë verë ku persona të cilët tashmë janë identifikuar, kanë kërcënuar me armë zjarri në shtëpinë e tij mesfushorin.

AFP_32JD9U2-0294-kW0B--712x402@Gazzetta-Web_712x402

Gazeta franceze ka bërë të ditur se Pogba është nën mbikëqyrjen e një skorte policore si në Torino, ashtu edhe kur kthehet në Francë, bashkë me të ëmën, Jeo Moriba, të cilës i hynë në shtëpi personat që kërkonin 13 milionë euro nga Pogba.

Tentativa e shantazhit dhe zhvatjes është bërë nga ish-shokë fëmijërie të Pogba si dhe vëllai i tij Matias, i cili është arrestuar nga policia franceze. Mendohej se ata bashkëpunëtorë të një organizate kriminale e cila kërkonte të përfitonte në këtë mënyrë nga pasuritë e Pogba, një ndër lojtarët më të paguar në botë.

Arena e Lajmit

 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Zbulimi tronditës në Francë: Pogba dhe e ëma jetojnë me mbrojtje nga policia

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook