Policia shumë pranë identifikimit të vrasësit të biznesmenit në Shëngjin, gjenden disa rroba në një banesë, dyshohet se janë të autorit

Arjan Nikulaj

Policia e Lezhës është shumë pranë identifikimit të vrasësit të biznesmenit Ardian Nikulaj. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se janë zhvillura kontrolle në Gjadër për vrasësin e Nikulajt, i cili u ekzekutua më 19 prill në lokalin e tij në Shëngjin.

Po ashtu mësohet se në sajë të këtyre kontrolleve janë gjetur rroba në një banesë, që dyshohet se i përkasin ekzekutorit, i cili ishte maskuar si postier dhe me skafadër në kokë.

Rrobat të cilat janë sekuestruar, do çohen në laborator për ekzaminim.

Kujtojmë se ish-kandidati për deputet në siglën e Partisë Social Demokrate, në 2021 Ardian Nikulaj që aktualisht synonte një vend në këshillin bashkiak në Bashkinë e Lezhës u qëllua me 6 plumba në lokalin e tij “Koral” nga një person që mbante jelek fosforeshent dhe skafandër në kokë. Vrasësi dyshohet se erdhi dhe u largua me motor i vetëm nga Shkodra. Ardian Nikulaj dyshohet të jetë vëzhguar para se të ekzekutohej.

Arena e Lajmit

Policia shumë pranë identifikimit të vrasësit të biznesmenit në Shëngjin, gjenden disa rroba në një banesë, dyshohet se janë të autorit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook